“Sa kushton një kuzhinë?” është pyetja që na bëhet më shpesh. Përgjigja e sinqertë është: varet nga kuzhina juaj. Dy kuzhina me të njëjtën gjatësi mund të kenë çmime shumë të ndryshme. Ja pse.
1. Madhësia dhe forma
Sa më shumë dollapë, aq më shumë material dhe punë. Një kuzhinë në formë U ose me ishull ka më shumë dollapë sesa një kuzhinë në një rresht. Edhe dollapët e lartë deri në tavan e rrisin çmimin, por japin shumë më tepër vend.
2. Materiali i dyerve
MDF i lyer kushton më shumë se iverica, sepse e presim, e frezojmë dhe e lyejmë vetë në disa shtresa. Në këmbim merrni çdo ngjyrë dhe një kuzhinë që zgjat më shumë. Një zgjidhje e mirë është MDF për frontet dhe ivericë për brendësinë.
3. Pllaka e punës
Graniti, compact dhe pllakat e tjera kanë çmime të ndryshme për metër. Edhe prerjet për lavamanin dhe pllakat e gatimit ndikojnë.
4. Brendësia dhe mekanizmat
Sirtarët me mbyllje të butë, ndarësit, dollapët këndorë me mekanizma dhe kazanët e integruar të mbeturinave e bëjnë kuzhinën shumë më praktike. Secili prej tyre shtohet në çmim.
5. Xhami dhe ndriçimi
Vitrinat me xham dhe kornizë, ndriçimi LED nën dollapë ose brenda vitrinave, janë detaje që e ndryshojnë pamjen e kuzhinës, dhe gjithashtu çmimin.
6. Pajisjet
Nëse pajisjet janë të integruara, dollapët bëhen sipas masave të tyre. Çmimin e pajisjeve vetë e zgjidhni ju, sipas markës.
Si të merrni një ofertë të saktë
Një çmim pa matje është vetëm hamendësim. Prandaj vijmë në shtëpinë tuaj për matje, dhe pas dizajnit ju japim një ofertë me shkrim, ku shihen materialet, çdo pjesë, afati dhe garancia. Kështu e dini saktë për çfarë paguani, pa surpriza më vonë.
