Kuzhina

Kuzhina me porosi, të bëra për shtëpinë tuaj

Çdo kuzhinë e masim, e projektojmë dhe e prodhojmë në fabrikën tonë në Pejë, sipas hapësirës suaj dhe mënyrës si gatuani.

Matje falas kudo në Kosovë · Dizajn 3D · Garanci me shkrim

Kuzhinë me ishull dhe ndriçim LED, punuar nga Euro Dekor

Çdo formë, çdo hapësirë

Ju ndihmojmë të zgjidhni formën që i përshtatet më mirë shtëpisë suaj.

Detajet

Çfarë përfshin

Matje dhe dizajn
Matje falas në shtëpi dhe dizajn 3D para prodhimit.
Dyer dhe korpuse
MDF i lyer në çdo ngjyrë, ose ivericë me pamje guri ose druri.
Pllaka e punës
Granit natyral ose compact, të prera me masë.
Muri i kuzhinës
Xham i lyer në ngjyrën që zgjidhni.
Vitrina dhe ndriçim
Xham me kornizë dhe ndriçim LED, sipas dëshirës.
Brendësia
Sirtarë dhe mekanizma KAV me mbyllje të butë, ndarës dhe dollapë këndorë.
Montimi
E montojmë vetë, me ekipin tonë.

Kuzhina që kemi punuar

Të gjitha projektet →

Nga matja te montimi

  1. 01

    Matje falas

  2. 02

    Dizajn 3D

  3. 03

    Ofertë me shkrim

  4. 04

    Prodhim dhe montim

Pyetje për kuzhina

Nuk e gjeni përgjigjen? Na telefononi në +383 44 327 259.

Sa kushton një kuzhinë me porosi?

Çmimi varet nga madhësia, materiali dhe pajisjet. Pas matjes falas ju japim një ofertë me shkrim, me çdo detaj të qartë, pa surpriza.

MDF apo ivericë, çfarë të zgjedh?

MDF i lyer është më i fortë, zgjat më shumë dhe merr çdo ngjyrë. Iverica është zgjedhje më e lehtë, me pamje guri ose druri. Ju tregojmë mostrat dhe garancinë e secilit para se të vendosni.

Granit apo compact për pllakën e punës?

Graniti është gur natyral, i fortë dhe me pamje unike. Compact është më i hollë dhe shumë rezistent ndaj nxehtësisë dhe gërvishtjeve. Ju ndihmojmë të zgjidhni sipas mënyrës si gatuani.

Sa zgjat prodhimi dhe montimi?

Afatin e caktojmë bashkë kur flasim për projektin, sepse varet nga madhësia e kuzhinës. Afati i saktë shkruhet në ofertë.

A mund ta shoh kuzhinën para se të prodhohet?

Po. Ju përgatisim dizajn 3D, që ta shihni dhe ta ndryshoni para prodhimit.

Thirrje ose WhatsApp

Kërkoni ofertën për kuzhinën tuaj

Matja është falas, kudo në Kosovë.

Mobilje me porosi në:PejëIstogKlinëDeçanGjakovëPrishtinëPrizrenFerizajGjilanMitrovicëFushë KosovëPodujevëVushtrriSuharekëRahovecLipjanDrenasMalishevëSkenderajKamenicëVitiKaçanikObiliqJunikDragash